Beteja për Kino Lumbardhi

 

Cila është beteja që po zhvillohet për këtë objekt? Çfarë përplasje pati në mes zyrtarëve komunal të Prizrenit, atyre të Agjencisë Kosovare të Privatizimit e  të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe të organizatave joqeveritare rreth Kino “Lumbardhi” në Prizren?

Çka po ndodh me këtë kinema dhe pse organizatat kulturore po kërkojnë që të ndalet privatizimi i saj? Çfarë thotë AKP-ja e komuna për gjendjen statusore dhe fizike të saj? Kush po menaxhon me këtë aset dhe çfarë thotë AKP-ja për pronësinë e saj?

Cila është beteja e Komunës së Prizrenit me AKP-në për ta marrë në pronësi Kino “Lumbardhin”? Kur e kishte nisur betejën shoqëria civile për ta shpëtuar privatizimin e “Lumbardhit”. A kanë plan konkret OJQ-të për ta menaxhuar këtë kino nëse AKP-ja ia jep në pronësi komunës? A do të kthehet në pronësi të qytetarëve apo do të ndërtohet ndonjë qendër tregtare apo parking në vendin e Kino “Lumbardhi”?

A do të privatizohet apo do të rrënohet ky objekt?

Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu në debat ka ftuar:

Nexhat Elshani – kryesues i AKP-së, Prizren,

Ymer Berisha – Komuna e Prizrenit,

Arben Zharku – QKK,

Eroll Bilibani – DokuFest dhe

Hajrulla Çeku – “Ec Ma Ndryshe”