Bordet e KEK-ut dhe PTK-së

Sa janë këto borde profesionale e sa të pavarura ? Çfarë është vlerësimi për performancën e këtyre bordeve?

A ka transparencë në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve publike? Cilat janë problemet kryesore në këto dy ndërmarrje?

Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Ejup Qerimi – anëtar i Bordit dhe kryeshef Ekzekutiv i PTK-së;
Flamur Keqa – anëtar i Bordit të KEK-ut;
Hykmete Bajrami – deputete e LDK-së;
Dardan Sejdiu – lëvizja “Vetëvendosje” dhe
Alban Hashani – hulumtues, Instituti “Riinvest”.

BIRN-i, gjithashtu, transmeton dokumentarin për shkollimin e komuniteteve rom, ashkali dhe
egjiptas.

“Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enje nga ora 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.