Debat me Albin Kurtin

Këtë të enjte “Jeta në Kosovë” transmeton emisionin në të cilin lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti përballet me përfaqësues të mediave dhe gazetarë.

Çka ndodhi në prapaskenë në Parlament më 27 qershor, kur po ratifikohej marrëveshja Prishtinë-Beograd?
Kush e lëndoi ambasadoren amerikane Tracey Ann Jacobson?  Çka mendon Albin Kurti për bartjen e shamisë në institucione arsimore? A është e përgatitur për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit lëvizja e Kurtit?

Për të diskutuar për këto çështje Jeta Xharra ka ftuar:
Agron Bajrami- kryeredaktor, Koha Ditore
Mufail Limani- drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës dhe
Liridona Lluka – kryetare e AGPK-së