Degradimi i Prevalles

Pse ministri e mori këtë vendim? A ka pasur tejkalime të ndërtimeve në këtë zonë dhe sa është shkatërruar Prevalla nga këto ndërtime?
Cilët politikanë kanë ndërtuar në Prevallë? A ka pasur ndërtime të reja pasi që është marrë vendimi për të ndërprerë ndërtimet?
Pse Komuna e Prizrenit thotë se inspektorët komunalë nuk kanë pasur fuqi që të parandalojnë ndërtimet?

Për të diskutuar për këto çështje Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Dardan Gashi – ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
Sadik Paçarizi – drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Komuna e Prizrenit;
Iftiman Lutfiu – arkitekt dhe projektues i planit për Prevallën,
Naim Cahani – përfaqësues nga shoqëria civile- KDI, Prizren

BIRN gjithashtu transmeton edhe një reportazh që tregon se a kanë vazhduar ndërtimet në Prevallë pas vendimit të ministrisë.

“Jeta në Kosovë” transmetohet këtë të enjte pas lajmeve qendrore të RTK-së.