Dita e zgjedhjeve dhe java pas saj

Jeta në Kosovë debaton ditën e zgjedhjeve dhe javën pas saj

Këtë të enjte në Jeta në Kosovë transmetohet debati për ngjarjet që shënuan javën e parë pas zgjedhjeve lokale 2009.

Cilat janë përvojat e monitoruesve që kaluan ditën e zgjedhjeve duke i vëzhguar vendvotimet në Kosovë? Cilat janë mësimet që duhet nxjerrur për balotazh dhe zgjedhjet e ardhshme? 
Për të diskutuar për këto dhe të tjerat në lidhje me zgjedhjet e së dieles, mysafirë të Jeta Xharrës në studio janë:

Mimoza Kusari – Lila, nga koalicioni AKR-LDD,
Pal Lekaj, nga AAK,
Hanefi Muharremi, nga LDK,
Ramadan Muja, nga PDK,
Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim

Gjatë emisionit, BIRN do të transmetojë edhe analizat e gazetarëve të emisionit Jeta në Kosovë, të cilët vëzhguan procesin zgjedhor më 15 nëntor 2009.