Familja shqiptare nëpër dekada

Këtë të enjte “Jeta në Kosovë”, diskuton për temën se si funksionon familja e madhe shqiptare në krahinën e Opojës dhe fshatin e Isniqit.

Berit Beker dhe Xhenet Rajnek ishin dy antropologe të cilat në vitet ‘80 erdhën në Kosovë për të shkruar libra mbi atë se si funksionon familja e madhe shqiptare. Ato mësuan shqip dhe jetuan me familjet e mëdha shqiptare në Opojë e në Isniq. Pas 30 vjetësh, antropologë kosovarë ecin hapave të këtyre studiueseve dhe e marrin po të njëjtën rrugë – vendosin të jetojnë në Opojë dhe Isniq, me të vetmin qëllim, për të kuptuar se a ka ndryshuar institucioni i familjes së madhe në Kosovë.  Si është duke e përballuar familja tradicionale shqiptare kohën moderne? Çka po ndërron e çka po mbetet e pandryshuar?

Për të diskutuar për këto tema Jeta Xharra ka ftuar:
Karolin Llojtllof- Grandits, antropologe nga Austria;
Nebi Bardoshi, antropolog nga Shqipëria;
Eli Krasniqi, antropologe nga Kosova;
Tahir Latifi, antropolog nga Kosova;
Ariana Qosaj- Mustafa,  juriste  dhe
Robert Pihler, antropolog nga Austria.