Institucionet Mikrofinanciare

Çfarë thonë përfaqësuesit e shoqërisë civile pasi që Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos lejojë institucionet mikrofinanciare  të regjistruara si OJQ që ta kthejnë kapitalin e fituar si OJQ në kapital investues për qëllime komerciale?

Pse Kushtetuesja përmes një aktgjykimi thotë se ligji për bankat kishte hyrë në fuqi ditën kur ende nuk ishte bërë ligj?
Çfarë vlerësimesh kanë zyrtarët qeveritarë, deputetët, e çfarë përfaqësuesi i organizatave mikrofinanciare?

Për të diskutuar për këto çështje Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Lulzim Rafuna- ministria e Financave;
Naser Osmani– deputet LDK;
Driton Selmanaj– Instituti Demokratik i Kosovës, KDI
Korab Sejdiu– avokat

Jeta në Kosovë këtë të enjte transmetohet menjëherë pas lajmeve qendrore të RTK-së.