Jeta në Kosovë interviston Majlinda Kelmendin

Si pjesë e edicionit special, me njerëz që janë shembull se si mund të punohet e të arrihen suksese  Kosovë, përkundër të gjitha vështirësive, këtë të enjte “Jeta  Kosovë” prezanton punën e olimpistes Majlinda Kelmendi.

Pse mediet e huaja kanë promovuar më shumë Majlinda Kelmendin, sesa ato  Kosovë? Cilat janë sfidat e Kelmendit  përgatitjet për lojërat olimpike?

Si ishte Majlinda Kelmendi shumë afër për ta pranuar ofertën qindra mijëra euroshe të Azarbejxhanit, pasi që u gjend  situatë, kur familja e saj mezi mbijetonte, përderisa asaj i jepej një ofertë vështirë e rezistueshme nga një shtet tjetër?

Çka ka bërë shteti i Kosovës për Majlindën? Si duket ajo kur humb? Cila është ëndrra e njeriut kryesor, i cili e bëri Majlindën sportiste të nivelit më të lartë botëror, trajnerit Driton Kuka? 

Gjatë debatit, transmetohen katër reportazhe të medieve ndërkombëtare që e ilustrojnë suksesin e Majlindës. Debati pasohet me pyetjet nga publiku, shumica nga ta studentë.

Jeta  Kosovë”, çdo te enjte  ora 20:20 dhe repriza të premten,  mesditë.