Jeta në Kampe

Jeta në Kosovë diskuton për jetën në kampet e turpit

11 qershor 2009 Këtë të enjte Jeta në Kosovë diskuton për kampet e romëve në veri të Kosovës.
Çka po ndodhë me të ashtuquajturat "kampet e turpit" në veri të Kosovës? Sa është niveli i helmit në gjakun e qytetarëve të këtyre kampeve? Kush duhet të jetë përgjegjës për përmirësimin e kushteve të jetesës për këta qytetarë?

Për të diskutuar për këto dhe të tjerat çështje në lidhje me këto kampe, mysafirë të Muhamet Hajrullahut do të jenë:
Shaip Muja, këshilltar i kryeministrit dhe koordinator i qeverisë për largimin e kampeve të romëve;
Bajram Rexhepi, kryetar i komunës së Mitrovicës;
Hilmi Jashari, përfaqësues nga Zyra e Ombudspersonit;
Zylfi Merxha, përfaqësues i komunitetit rom dhe deputet në Kuvendin e Kosovës,dhe
Zeqir Vesaj, ekspert i mjedisi.

Në rubrikën Kultura në Kosovë, do të mund të ndiqni më shumë për Festivalin e Lirisë dhe festivalin 40Bunarfest në Prizren.