Jeta në Kosovë Diskuton për Pakënaqësitë në Vend
Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” në RTK, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga partitë e koalicionit qeverisës dhe opozita do të debatojnë për zhvillimet e fundit në vend.
Pakënaqësitë e punëtorëve kosovarë për rritjen e pagave, pakënaqësitë dhe kërkesat për shkarkimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq, greva e minatorëve në Trepçë e greva e arsimtarëve në shkollat e Kosovës do të jenë pjesë e debatit të moderuar nga Muhamet Hajrullahu.
Pse të gjitha këto pakënaqësi tash kur qeveria e re nuk i ka bërë ende tre muaj jetë? A janë realisht këto problem ekzistuese në Kosovë apo në fakt me këto tema po tentohet të harrohen disa tema si ikja e kosovarëve, papunësia, korrupsioni, mungesa e zhvillimit ekonomik, tenderi i “Kosova C”, shtrenjtimi i rrymës, liberalizimi, e qentë endacakë…
Për të diskutuar për këto çështje, në studio janë ftuar:
Rrustem Mustafa (PDK)
Melihate Tërrmkolli (AAK)
Aida Gërguri (Vetëvendosje)
Arben Gashi (LDK)
Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet drejtpërdrejt në RTK në orën 20:30.