Jeta në Kosovë debaton për protestat

Këtë të enjte emisioni Jeta në Kosovë debaton për protestat e fundit në vend.

Kush po proteston dhe pse? A ka qeveria zgjidhje për pagat e vogla në shëndetësi, polici, shërbimin korrektues dhe në sektorët tjerë që kanë paralajmëruar protesta? Pse për deputetë e për ministra ka para e për mjekët nuk ka?

Për ta diskutuar këtë gjendje në fushat e sigurisë, shëndetësisë dhe shërbimeve tjera publike, mysafirë të Muhamet Hajrullahut në studio janë:

Shpend Ahmeti, nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP
Lumir Abdixhiku, nga Instituti Riinvest,
Blerim Syla, mjek në QKUK dhe përfaqësues i sindikatës së punëtorëve të QKUK-së
Astrit Gashi, kryeredaktor në gazetën Zëri
Selim Thaçi, nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave
Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë

Në kuadër të emisionit gazetarja Jeta Abazi tregon se sa mund t’i mbushin shportat e tyre familjare një mjek dhe një motër medicinale me pagat e tanishme.

Ndërsa, gazetari Fatos Halili tregon se si qeveria e Kosovës, përkundër premtimeve, nuk i ka ulur shpenzimet buxhetore në vitin 2008 dhe 2009.

Në rubrikën Drejtësia në Kosovë, hulumtuesi i BIRN-it, Faton Ademi sjellë reportazhin për funksionimin gjykatës në veri të Kosovës.