Jeta në Kosovë interviston ambasadorët e Kosovës

Jeta në Kosovë interviston ambasadorët e Kosovës

Këtë të enjte emisioni Jeta në Kosovë transmeton intervistë ekskluzive me ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Muhamet Hamitin dhe ambasadorin e Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashin.

Cilat janë prioritetet e ambasadave të Kosovës? Si po ecën procesi i lobimit për njohje të reja? Cilat janë argumentet e shteteve që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës? Kur do të ofrohen shërbimet konsullore për qytetarët e Kosovës në diasporë? Cili është niveli i bashkëpunimit mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën? Sa është niveli i investimeve në Kosovë nga këto dy shtete.