KQZ dhe zgjedhjet e 3 nëntorit

Si po shkojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale? A ka filluar gjithçka sipas planit operativ të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve?Cili është plani operativ i shoqërisë civile për vëzhgimin e zgjedhjeve?
Sa ka pasur dhe sa ka transparencë në KQZ për vendimet që janë marrë deri më tash?
Çka ka ndodh në zgjedhjet e kaluara e që nuk duhet të ndodhë në këto zgjedhje? Cilat gabime nuk duhet të përsëriten? Çka do të bëjnë subjektet politike që këto gabime të mos përsëriten?

Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Betim Gjoshi – përfaqësues i PDK-së në KQZ,
Florian Dushi – përfaqësues i LDK-së,
Binak Vishaj – përfaqësues AAK-së
Adnan Rrustemi – përfaqësues i VV-së
Valmir Ismaili – Demokracia në Veprim

“Jeta në Kosovë” sonte transmetohet nga ora 22:00 në RTK