KQZ dhe zgjedhjet komunale 2009

Jeta në Kosovë debaton për KQZ dhe zgjedhjet komunale 2009

Këtë të enjte Jeta në Kosovë pyet se sa është gati Komisioni Qendror Zgjedhor për mbajtjen e Zgjedhjet Lokale 2009.

A janë kryer përgatitjet e fundit rreth zgjedhjeve? Cilat janë shqetësimet e shoqërisë civile në lidhje me këto zgjedhje? Si rrodhi puna e Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa? A janë gjobitur partitë politike për shkeljet gjatë fushatës zgjedhore? Sa është bilanci total i këtyre zgjedhjeve?

Për t’i diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me përgatitjet përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2009, mysafirë të Muhamet Hajrullahut janë:

Nesrin Lushta, kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor
Tahir Rrecaj, kryesues i Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa
Ismet Kryeziu, përfaqësues nga Demokracia në Veprim
Albulena Sadiku, përfaqësuese nga Iniciativa për Progres, INPO