Komunat Politike

Pse qeveria mori vendim për themelimin e komunës së Hasit?
A është themeluar vërtet kjo komunë, apo ende është në proces e sipër? 
Çka thonë qeveritarët, e çka thonë partitë opozitare në Prizren e rrethinë?

A janë shkelur ligjet për Vetëqeverisje Lokale dhe për Kufijtë Administrativë? Pse banorët e asaj ane e kundërshtojnë vendimin e qeverisë, e kush është pro komunës së re të Hasit?

Për të diskutuar për këto çështje Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Basri Musmurati – zëvendësministër i Administrimi të Pushtetit Lokal dhe sekretar i përgjithshëm i PDK-së;
Sadri Ferati – Ish-ministër i Pushtetit Lokal dhe deputet i LDK-së në Kuvend;
Afrim Kasolli – deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend dhe
Besnik Tahiri – anëtar i kryesisë së AAK-së.

BIRN gjithashtu transmeton reportazhin e gazetarit Mehdi Mulaj që tregon se si është marrë vendimi për themelimin e komunës së re të Hasit, ndërsa gazetarja Kaltrina Rexhepi ka realizuar reportazhin që tregon se pse banorët e Zhegrës në komunën e Gjilanit kërkojnë që vendbanimi i tyre të bëhet komunë, para zgjedhjeve lokale.

“Jeta në Kosovë” transmetohet në orën 20:20 dhe repriza jepet të premten në mesditë.