Krimet e Luftës

Jeta në Kosovë diskuton raportet për krime të luftës

16 prill 2009   Këtë javë, në emisionin "Jeta në Kosovë" do të diskutohet efekti i raporteve gazetareske që flasin për krime të mundshme të luftës të kryera nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Si janë sjellë shqiptarët gjatë kësaj lufte? A ka qenë lufta me të vërtetë e pastër? A e kanë përdorur disa ushtarë të UÇK-së emrin dhe pozitën e çlirimtarëve për t’u pasuruar dhe për qërim hesapesh personale? Si duhet të përballet shoqëria me krimet e luftës? Çka po bëjnë organet e drejtësisë lidhur me këto dyshime të ngritura si dhe me raste tjera të krimeve të luftës?

Panelistët e ftuar për këtë temë janë:
 
Rexhep Selimi, veteran i UÇK-së, përndryshe ish-shef i drejtorisë operative në shtabin e përgjithshëm dhe inspektor gjeneral i i UÇK-së;
Artan Mustafa, gazetar në Express;
Altin Raxhimi, gazetar i BIRN-it në Shqipëri që është njëkohësisht një nga themeluesit e emisionit TOP SHOU;
Bexhet Shala, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ
Shkëlzen Gashi, aktivist i të drejtave të njeriut
 
Në rubrikën e kulturës Arif Muharremi sjell kronikën nga koncerti i Pasion De Buena Vista në Mitrovicë.
 
Në fund," Dhandrri i Kosovës" transmeton skeçin e vet në temën kryesore të debatit të sontëm.