MIRËMBAJTJA E SHKOLLAVE NËPËR KOMUNA

Sa shkolla janë ndërtuar përgjatë viteve në vendin  tonë? 
Përgjegjësi e kujt është kujdesi ndaj investimeve nëpër komuna?
Pse disa komuna harxhojnë më shumë të holla në mirëmbajtjen e veturave sesa për mirëmbajtjen e shkollave?

A do të kemi prapë premtime në zgjedhjet lokale të këtij viti nga kryetarët e komunave për digjitalizimin e shkollave, kurse disa nga shkollat tona nuk kanë as letër e sapun në WC?
A po shtohet apo po zvogëlohet buxheti i komunave të Kosovës? Deri në çfarë mase komunat po menaxhojnë buxhetin komunal? 

Për të diskutuar për këto çështje, Jeta Xharra ka ftuar në debat:
Nehat Mustafa – Zëvendësministër i Arsimit (MAShT); 
Naim Ismajli – Kryetar i Komunës së Shtimes, si dhe Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, PDK; 
Shaip Surdulli – Kryetar i Komunës së Kamenicës – LDK; 
Pal Lekaj – Kryetar i Komunës së Gjakovës – AAK; 
Petrit Popova – zyrtar nga Ministria e Financave
Agron Demi – Drejtor i Institutit GAP

“Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte ne orën 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.