Marrëveshja Prishtinë-Beograd

Pse ka interpretime të ndryshme në Kosovë e Serbi për pikat e marrëveshjes?
Si po interpretohen ato dhe cilat pika janë kontestuese?

A është kjo marrëveshje një kompromis mes interesave të Prishtinës dhe Beogradit?
Deri në ç’masë i shpreh interesat e shqiptarëve e serbëve që jetojnë në veriun e vendit? Si dhe kush do ta zbatojë këtë marrëveshje?

Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Nexhmedin Spahiu-analist, Mitrovicë;
Oliver Ivanoviq-përfaqësues politik serb, Mitrovicë dhe
Naim Rashiti- Grupi Ndërkombëtar i Krizave, ICG

“Jeta në Kosovë” transmetohet sonte menjëherë pas lajmeve qendrore të RTK-së.