Martesat dhe shkurorëzimet

Jeta në Kosovë interviston ministrin Skender Hyseni si dhe debaton për martesat dhe shkurorëzimet në Kosovë

Ketë të enjte, emisioni Jeta në Kosovë interviston Ministrin e Punëve të Jashtme, Skender Hyseni. Në intervistën e bërë nga gazetari Muhamet Hajrullahu, ministri Hyseni përgjigjet në pyetjet:

Cili është qëndrimi i institucioneve të vendit sa i përket rezolutës serbe në OKB? A ka kundër rezolutë? A është pengesë për Kosovën rezoluta 1244? Çka po ndodhë me njohjet e reja pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë? A janë të vërteta akuzat e opozitës për takime sekrete me Serbinë?

Në vazhdim të emisionit, do të mund të ndiqni debatin për martesat dhe shkurorëzimet në Kosovë.

Sa kushtojnë martesat në Kosovë? Sa shpenzon një familje për dasmë? A po ritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë dhe pse?

Për të diskutuar mbi këto dhe të tjera çështje në lidhje me temën, mysafire të Edona Musës në studio do të jenë:

Fehmije Gashi – Bytyçi,
Besa Ismaili – Ahmeti,
Xheraldina Pufja – Rexhepi,
Valdete Daka,
Shpresa Hasimja

Gjithashtu në fund të emisionit do të mund ta ndiqni edhe intervistën e gazetarit Artan Haraçia me profesorin e historisë moderne nga Greqia, Thanos Veremis i cili flet për atë se pse shteti grek nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe a do të ndryshojë ky qëndrim.