Mediat Rajonale

Jeta në Kosovë debaton për mediat rajonale

Këtë të enjte në Jeta në Kosovë mund ta ndiqni debat mbi punën e mediave rajonale me përfaqësues të mediave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Kroacia.

A po arrijnë mediat që në mënyrë të denjë t’i përfaqësojnë brengat e qytetarëve? Cilat janë sfidat nëpër të cilat kalojnë mediat në rajon? Si qëndrojnë marrëdhinet media-qeveri në vendet e rajonit? Sa lejohet ushtrimi i gazetarisë kritike në këto vende?

Për t’i diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me situatën e mediave në rajon, mysafirë të Jeta Xharrës në studio janë panelistët në vijim:

Haki Abazi, nga Vëllezërit Rokëfeller
Veran Matiq, udhëheqës i rrjetit B92 në Serbi
Lutfi Dervishi, gazetar nga Shqipëria
Sasho Ordanoski, udhëheqës i televizionit Alsat në Maqedoni
Baton Haxhiu, udhëheqës i televizionit Klan në Kosovë
Zharko Puhovski, profesor në Universitetin e Zagrebit