Mendimi filozofik në Kosovë

 Këtë të enjte Jeta në Kosovë transmeton intervistën me filozofin e njohur slloven Sllavoj Zhizhek.

Çka thotë Zhizhek, që ishte kandidat për president të Sllovenisë në zgjedhjet e para në 1990, për marrëdhëniet Kosovë – Serbi? Çka sipas tij është gjëja më e natyrshme të ndodh në mes  të Kosovës e Shqipërisë?  Si të mos bie në grackë Kosova e pavarur, e të mos bëhet krejtësisht e varur nga bashkësia ndërkombëtare?

Në kuadër të rubrikës “Kultura në Kosovë,” Arif Muharremi sjellë reportazh mbi atë se si po zhvillohet mendimi filozofik në Kosovë.