Niveli i korrupsionit në Kosovë

Jeta në Kosovë debaton për nivelin e korrupsionit në institucionet e Kosovës

Këtë të enjte Jeta në Kosovë transmeton debat mbi problemin e korrupsionit në Kosovë si dhe rritjen e tij të vazhdueshme.

A po konsiderohet korrupsioni si dukuri normale në vendin tonë? A ka vullnet të vërtetë për ta luftuar këtë dukuri? Sa po kemi sukses në zgjidhjen e këtij problemi? Sa raste të korrupsionit dhe krimeve ekonomike janë zbuluar deri tani? Çfarë imazhi po krijon Kosova me nivelin e lartë të korrupsionit?
Për të diskutuar për këto dhe të tjerat në lidhje me dukurinë e korrupsionit në vend, mysafirë të Muhamet Hajrullahut në studio janë:

Ismet Kabashi, kryeprokuror i shtetit
Kapiten Shaip Havolli, përfaqësues nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion nga Polica e Kosovës
Mentor Borovci, drejtor i Departamentit të Hetimeve nga Agjencioni Kosovar kundër Korrupsionit
Merita Mustafa, menaxhere e projektit anti korrupsion në KDI
Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv nga Lëvizjes Fol

Në kuadër të emisionit, gazetari Fatos Halili flet për mënyrën se si jepen tenderët në Korporatën Energjetike të Kosovës. Një raport tjetër i po të njëjtit gazetar flet për barnatoren e paligjshme në Podujevë e cila nuk mbyllet pavarësisht ankesave të shumë barnatoreve tjera në këtë komunë.

Në rubrikën Drejtësia në Kosovë,hulumtuesi Genc Nimoni trajton temën e llojeve të dënimeve që shqiptohen në gjykatat komunale në Kosovë.