Ofertat turistike

Këtë të enjte në Jeta në Kosovë mund ta ndiqni edicionin special për vendet turistike që mund t’i vizitoni në Kosovë.

Sa është e pasur oferta turistike e Kosovës? Çka do të mund të mësoni nga historia e Kosovës nëse i vizitoni monumentet historike si kulla e Jasharrëve dhe kulla e Isa Boletinit? Çfarë shërbimesh e bukurish natyrore mund të prisni nëse vizitoni Rugovën, Mirushën, Gadimen e Malet e Sharrit? Ku mund ta shijoni mjaltin, verën e kuqe, rakinë e shtëpisë, specat me gjizë, flitë, pitet dhe bulmetin më të mirë në Kosovë?

Në fund ndiqeni rubrikën Dhandrri i Kosovës për të parë se çfarë ka për të thënë ai për turizmin në Kosovë.