Partitë Politike

Jeta në Kosovë diskuton për partitë politike

30 prill 2009   Këtë të enjte në emisionin Jeta në Kosovë do të mund të ndiqni një debat mes të rinjve të partive politike në Kosovë.

Çka ofrojnë partitë politike për zgjedhjet e ardhshme komunale? Çka dëshmon migrimi partiak i politikanëve tonë? A është kjo mungesë lojaliteti, mungesë përcaktimi politik apo thjeshtë politikanët tonë i ndërrojnë partitë për shkak të inateve personale? A ka forca të reja nëpër këto parti për të ndërtuar një skenë të qëndrueshme politike në Kosovë?
 
Për të diskutuar për këto dhe të tjerat në lidhje me partitë politike, mysafirë të Muhamet Hajrullahut në studio do të jenë:
 
Blerand Stavileci, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës;
Arban Abrashi,  Lidhja Demokratike e Kosovës;
Burim Ramadani,  sekretar i përgjithshëm në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës;
Gëzim Kasapolli , zëdhënës i Partisë Social Demokrate;
Frashër Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje.
 
Në kuadër të emisionit, mund të ndiqni edhe një raport hulumtues të Betim Musliut, i cili zbulon punësimet pa konkurse brenda Ministrisë së Drejtësisë.

Kulmi i Javës, përgatitur nga Jeta Abazi, tregon se si një mësimdhënës nga rajoni i Gjilanit vullnetarisht mbanë mësim edhe në fundjavë.
 
Para rubrikës Dhandrri i Kosovës, në Kultura në Kosovë Arif Muharremi tregon se çka ndodhi me Shadërvanin në Prishtinë dhe flet për gjetjet te hotel “Iliria” gjatë gërmimeve për rindërtime.