Pasojat e qymyrit në shëndet

Sa rrymë ka kursyer një mjek amerikan, i cili i ka vendosur panelet solare në kulmin e shtëpisë së tij?

Pse në rrafshin e Kosovës ka dy herë më shumë të sëmurë prej sëmundjeve të frymëmarrjes, sesa në rrafshin e Dukagjinit?
 
Çka ka bërë KEK-u për të ulur ndotjen e ajrit që vjen nga tymtarët e Obiliqit?
 
Për të diskutuar për këto tema, Jeta Xharra ka ftuar:

Ardian Gjini – deputet i AAK-së,
Arben Gjukaj – drejtor i KEK-ut,
Allan Llokuod – profesor i neurologjisë, SHBA,
Nezir Sinani – KOSID,
Gazmend Zhuri – pulmolog.

Gjithashtu, ndiqni intervistën me Laurence Graf, nga Komisioni Evropian, e cila flet për sfidat dhe mundësitë që dalin nga veprimet kundër ndryshimeve klimatike.
 
“Jeta në Kosovë”, çdo të enjte nga ora 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.