Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme

Gazetari Muhamet Hajrullahu ka ftuar në studio përfaqësuesit e partive politike
në Komisionin Qendror Zgjedhor si dhe përfaqësues të organizatave jo-qeveritare për të
debatuar në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 dhjetorit
dhe sfidat në lidhje me këto zgjedhje.

A është e gatshme KQZ për t’i organizuar zgjedhjet e jashtëzakonshme në mënyrë
profesionale dhe demokratike? A janë rifreskuar listat apo ende do të ketë të vdekur nëpër
lista të votuesve? Cilat janë sfidat dhe problemet e identifikuara nga zgjedhjet e kaluara?
Çka thonë përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare në lidhje me keqpërdorimin e votës së
lirë dhe parregullsitë tjera të evidentuara në zgjedhjet e kaluara?