Pozita e gruas në shoqërinë kosovare

Jeta në Kosovë debaton për pozitën e gruas në shoqërinë kosovare

Me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Jeta në Kosovë debaton për pjesëmarrjen e grave kosovare në jetën publike, politike dhe atë të biznesit.

Sa është niveli i punësimit të grave në Kosovë? A diskriminohen gratë përmes konkurseve për punësim? Cilat janë fushat profesionale ku gratë diskriminohen më së shumti? Në çfarë niveli është pjesëmarrja e grave nëpër institucione në nivel qendror dhe lokal? Sa vlerësohet puna e grave në biznes? Cili është modeli i gruas së respektuar në Kosovë?

Për t’i diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me pozitën e gruas në Kosovë, mysafirë të Jeta Xharrës në studio janë:

Nita Luci, antropologe
Luljeta Vuniqi, nga Qendra për Studime Gjinore
Linda Shala, biznismene dhe fituese e çmimit FIDES për filantropi
Jakup Krasniqi, kryetar i Parlamentit të Kosovës
Zake Prelvukaj, artiste

Gjatë emisionit, BIRN gjithashtu do të transmetojë intervistën me përfaqësuesin për Ballkan të fondacionit të vëllezërve Rockefeller, Haki Abazin, i cili është duke ndjekur konferencën botërore për ndryshimet klimatike në Kopenhagë. Në këtë intervistë Abazi flet për rëndësinë e kësaj konference dhe për ndikimet që do të kenë për Kosovën marrëveshjet që pritet të arrihen në këtë konferencë.

Në fund transmetohet rubrika satirike Lamjet.