Pranverat arabo-turke

Pse shqiptarët po i bashkohen luftës në Siri? Çfarë do të ndodhë pas kthimit të tyre në Kosovë?

Çfarë po ndodh në Turqi? Pse po zhvillohen protestat në këtë shtet?

Për të diskutuar për këto tema Jeta Xharra ka ftuar:
Nehat Islami-  ish-reporter nga Lindja e Mesme;
Gent Gjikolli- Universiteti në Ankara dhe hulumtues në KIPRED;
Haki Abazi- Fondacioni Vëllezërit Rockefeller
Ajni Sinani- profesor i studimeve islamike

BIRN transmeton edhe reportazhin e shkurtër të Muhamet Hajrullahut që tregon se pse shqiptarët po shkojnë në luftën e Sirisë.

“Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në orën 20:20 dhe repriza jepet të premten në mesditë.