Privatizimi në Kosovë

"Jeta në Kosovë" analizon privatizimin në Kosovë

04 mars 2009   Këtë të enjte në emisionin "Jeta në Kosovë" do të diskutohet për mbarëvajtjen e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe për fatin e ndërmarrjeve që tanimë veç janë privatizuar.

A kanë dështuar në realizimin e premtimeve të dhëna ndërmarrjet shoqërore që janë privatizuar me spin off special? Sa fabrika kanë falimentuar e sa do të ritenderohen? A po shtohet numri i të papunëve në Kosovë pas falimentimit të fabrikave që dikur ishin të suksesshme? A ka shteti i Kosovës mbikëqyrje në këto fabrika dhe kush duhet t’i kontrollojë ato?

Për të diskutuar këto dhe çështje tjera në lidhje me privatizimin në Kosovë, mysafirët e Muhamet Hajrullahut në studio do të jenë:
 
Shkumbin Bicaj, zëvendësdrejtor i Agjencionit Kosovar të Privatizimit;
Basri Asllani, ish drejtor menaxhues në fabrikën e Llamarinës së zinkuar LLAMKOS;
Haki Shatri, ish ministër i Ekonomisë dhe ish anëtar i bordit të AKM-së;
Artane Rizvanolli, hulumtuese në Institutin RIINVEST;
Berim Ramosaj, profesor i ekonomisë dhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në kuadër të rubrikës "Kultura në Kosovë" Arif Muharremi do t’iu sjellë kritikë për filmin e Halil Budakovës "Nëntoka 3", si dhe shfaqjen teatrale të Agon Myftarit "Dejzillend".