Procesi i emėrimit tė gjyqtarėve dhe prokurorėve
Shiko videon
Shkurt 25, 2010 00:00h -
Jeta nė Kosovė diskuton pėr procesin e emėrimit tė gjyqtarėve dhe prokurorėve
Kėtė tė enjte nė emisionin Jeta nė Kosovė mund ta ndiqni debatin mbi procesin e emėrimit dhe riemėrimit tė gjykatėsve dhe prokurorėve nė sistemin gjyqėsor tė Kosovės.
Cilat janė arsyet e zvarritjes tė kėtij procesi pėr dy vite? A ka pasur ndikime politike nė proces? A ka pakėnaqėsi ndėr prokurorė dhe gjyqtarė? Edhe sa kohė duhet tė kalojė pėr tė pasur sistem funksional tė drejtėsisė? A e meritojnė mundėsinė pėr rinėnshtrim gjykatėsit dhe prokurorėt qė kanė rėnė nga testi i etikės nė herėn e parė?
Pėr t'i diskutuar kėto dhe tė tjerat nė lidhje me rrjedhėn e kėtij procesi, mysafirė tė Edona Musės nė studio janė:
Fejzullah Hasani, kryetar i Gjykatės Supreme tė Kosovės
Lirie Osmani, kryetare e Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės
Ismet Kabashi, kryeprokuror
Kapllan Baruti, kryetar i Gjykatės sė Qarkut nė Mitrovicė dhe
Dastid Pallaska, jurist
Nė kuadėr tė emisionit BIRN transmeton intervistėn me liderin e lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, nė zyren e kėsaj lėvizjeje, nė mes tė ditės, nė kohėn kur EULEX-i nuk mund ta gjejė atė.
Nė kuadėr tė rubrikės Drejtėsia nė Kosovė, hulumtuesi Florent Spahija flet pėr mosekzekutimin e lėndėve gjyqėsore.
Ndėrsa, gazetari Muhamet Hajrullahu tregon pėr mosfunksionimin e komisionit pėr mbikėqyrje tė financave publike e nė rubrikėn Kulmi i Javės, gazetarja Jeta Abazi sjellė kompaninė e sigurimeve qė e ka pėrmbushur premtimin pėr pagimin e dėmit tė njė pale tė dėmtuar.
Nė fund tė emisionit ndiqni pamjet nga festimi i dyvjetorit tė Pavarėsisė sė Kosovės dhe rubrikėn satirike Lamjet.
Komente: (0)