Prodhuesit Kosovarë

Këtë të enjte në emisionin “Jeta në Kosovë” do të diskutohet për sfidat dhe barrierat e bizneseve prodhuese në vendin tonë.




Pse qumështi i importuar kushton më lirë se qumështi vendor? A janë prodhimet tona aq kualitative sa që mund të shiten jashtë Kosovës? Si duhet të stimulohen prodhuesit dhe çfarë politikash fiskale duhet promovuar Kosova?

Për të diskutuar për çështjet kryesore mysafir të Muhamet Hajrullahut në studio do të jenë:

Lutfi Zharku, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë;
Idriz Vehapi, Ministër i Bujqësisë;
Samir Lleshi, ekspert i standardizimit;
Fatmir Selimi, agroekonom;
Ernest Jusufi, prodhues vendor “Devolli ”  

Në rubrikën e kulturës, Arif Muharremi do të analizojë nëse Tartufi është nga Afganistani, Vranja, Kodra e Trimave apo nga Teatri i Molierit në Paris.