Projektligji për përgjime

Pse kemi nevojë për Ligj për Përgjimet? Çka përfshin ky ligj? A është ky ligj kompatibil me parimet evropiane? Cilat janë interpretimet e ndryshme që i bëhen këtij ligji?
 
Për të diskutuar për këtë temë, Jeta Xharra ka ftuar:
 
Kolë Krasniqin – profesor dhe ekspert i terrorizmit, i cili ka punuar në grupin punës për draftimin e ligjit;
Besim Kajtazi – shef i Zyrës Ligjore të kryeministrit;
Hamdi Ibrahimi – kryetar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë;
Kreshnik Gashi – jurist.
 
Gjithashtu, BIRN-i transmeton filmin dokumentar, i cili flet për papunësinë në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas.

“Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte, nga ora 20:20, dhe ritransmetohet të nesërmen në mesditë.