Projektligjin për sponsorizime dhe donacione

Pse ky projektligj nuk po miratohet në Kuvendin e Kosovës? Kush dhe pse nuk po pajtohet për këtë projektligj? Çfarë thotë sponsoruesi i ligjit, e çfarë palët e interesit? A duhet të ndërrohen politikat fiskale për të miratuar këtë ligj, apo shteti po kërkon më shumë kontroll në donacione e sponsorizime? A duhet që ky ligj të zgjerohet edhe në fusha tjera?
 
Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Jehona Shyti – këshilltare politike e ministrit të Kulturës;
Gëzim Baxhaku – këshilltar politik i ministrit të Financave;
Erolld Belegu – ish  president i bordit ,  Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës dhe
Dajana Berisha- drejtoreshë ekzekutive, Forumi për Iniciativa Qytetare

BIRN-i gjithashtu transmeton dokumentarin e realizuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare që flet për rëndësinë e filantropisë.

Jeta në Kosovë transmetohet në orën 20:20 dhe repriza jepet të nesërmen në mesditë.