Qenët Endacak

"Jeta në Kosovë" debaton për eliminimin e qenve endacak

09 prill 2009   Këtë të enjte "Jeta në Kosovë" sjell një debat të nxehtë në një temë që po e shqetëson shoqërinë Kosovare: qentë endacakë.

Jeta Xharra shkon në fshatin Karaqevë, për të hulumtuar se si ndodhi që përkundër alarmimeve të qytetarëve, institucionet komunale e policore dështuan t’i mbrojnë qytetarët e këtij rajoni kufitar nga qentë endacak.

Si pasojë, një fëmijë, Erion Foniqi, u mbyt nga qentë, shumë afër shtëpisë së tij.

Pasi që në teren të gjitha institucionet ia hedhin përgjegjësinë njëri tjetrit për dështimin e eliminimit të qenve endacak, mysafirët që do të ballafaqojnë njëri tjetrin me këto argumente në studio janë:

Begzat Sinani, kryetar i komunës së Kamenicës;
Blerta Kallaba, drejtoreshë e shërbimeve publike në komunë;
Lulzim Canaj, ish drejtor i shërbimeve publike;
Agim Lipovica, zëvendëskomandant i stacionit policor në Kamenicë;
Albulena Sadiku, nga Iniciativa për Progres, INPO;
Rexhep Bugaçku, kryetari i shoqatës së gjahtarëve;
Selver Lenjani, kryetari i bashkësisë lokale të Karaqevës;
 
Gjatë emisionit, BIRN do të transmetojë edhe një raport tjetër hulumtues, që zbulon se si bëhet kontrabandimi i lopëve me Serbi në të njëjtin rajon.
 
Në kuadër të rubrikës "Kultura në Kosovë", Arif Muharremi sjellë një reportazh të pasur me muzikë kualitative.

Prej Teatrit ODA me rok bendin Travelling Band nga Mançesteri, Muharremi ju shpie në Teatrin Kombëtar me duetin argëtues nga Franca "Duel" dhe së fundi ndalon në sheshin Nëna Terezë ku u shënua  Muaji i Luleve, organizuar nga  Kuvendi Komunal i Prishtinës. Në fund si gjithnjë, deserti i emisionit Dhandrri i Kosovës.