Rektorati dhe Dekanët Sonte Përballen në ‘Jeta në Kosovë’
Në emisionin “Jeta në Kosovë” sonte do të debatohet për telashet e universitetit më të madh në Kosovë rreth avancimeve të mësimdhënësve.
Çfarë po ndodhë në Universitetin Publik ‘Hasan Prishtina’? Pse është bllokuar Senati i UP-së në pikën e avancimeve akademike të mësimdhënësve të këtij institucioni? Pse Rektori po i ndërpret mbledhjet e senatit?
Kush dhe pse po i kundërshton vlerësimet e komisionit të studimeve? Pse ky komision i ka refuzuar shumicën e propozimeve për avancime të mësimdhënësve?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu, ftuar:
Eda Vula – Prorektore për Mësimdhënie,
Fetah Podvorica Prorektor për Hulumtime Shkencore,
Bujar Dugolli, Dekan i Fakultetit Filozofik dhe
Musli Bajraktari, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.
Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet drejtpërdrejt në RTK në orën 20:10, ndërsa do të ritransmetohet të premten në mesditë.