Shëndeti Reproduktiv

"Jeta në Kosovë" analizon jetën kulturore dhe shëndetin reproduktiv

15 janar 2009   Këtë të enjte në emisionin "Jeta në Kosovë" do të mund të shihni një reflektim të ngjarjeve kulturore gjatë këtij fillimviti.

Vonesat e shpalljes së konkursit për drejtorë të institucioneve kulturore, premirat e filmave "Mesazhi" dhe "Ama dorën," si dhe një recension televiziv të debatit kulturor në Kosovë.

Më pas, BIRN do të shfaqë një film dokumentar për shëndetin reproduktiv, produksion ky i Crossing Bridges Productions.