Shtrenjtimi i energjisë elektrike

“Jeta në Kosovë”, diskuton se a do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

Çfarë thonë zyrtarët qeveritarë, e çfarë përfaqësuesit e shoqërisë civile?
Pse zyrtarët e zyrës së Rregullatorit për Energji nuk flasin për shtrenjtimin eventual të energjisë elektrike?  Sa janë ata transparentë para publikut?
 
Si nisën protestat e qytetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, pasi që kishin pranuar faturat e muajit Janar,  të cilat ishin konsideruar të “fryra”. 

Çfarë thonë zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës për faturat e muajve të fundit? A ka bërë gabime KEK-u?

Për të diskutuar për këto çështje Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Liridon Mavriqin – këshilltar në  Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik
Petrit Pepajn — drejtor për çështje rregullative dhe tarifa në KEK
Agron Demin — drejtor ekzekuti,  Instituti GAP
Arbana Xharra — zëvendëskryeredaktore nga gazeta Zëri.

“Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte, nga ora 20:20, dhe ritransmetohet të nesërmen në mesditë.