Shtrenjtimi i energjisë elektrike

Jeta në Kosovë debaton për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Këtë të enjte emisioni Jeta në Kosovë debaton për paralajmërimin e KEK-ut për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Pse KEK-u kërkon ngritjen e çmimit të energjisë elektrike? A mjafton arsyetimi i përmirësimit të furnizimit me energji në kohët e fundit për këtë kërkesë të KEK-ut për shtrenjtim? Kush e bënë analizën e kërkesës dhe nevojës me furnizim për energji elektrike? A është i përballueshëm ky shtrenjtim nga qytetarët dhe ekonomia e Kosovës? Si do të ndikon ky shtrenjtim në largimin e investitorëve të huaj nga Kosova?

Për të diskutuar mbi këto dhe të tjerat në lidhje me këtë paralajmërim për shtrenjtim për të cilin do të merret vendim me 15 mars, mysafirë të Edona Musës në studio janë:

Petrit Pepaj, drejtor i Zyrës për Çështje Rregullative në Korporatën Energjetike të Kosovës, KEK
Petrit Zogaj, nga organizata FOL dhe njëherësh njëri nga hartuesit e peticionit kundër shtrenjtimit të rrymës të organizuar vitin e kaluar
Safet Gërxhaliu, nënkryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, OEK
Ardian Berisha, analist për kosto dhe çmime në Zyrën e Rregullatorit për Energji ZRrE

Gjatë emisionit BIRN transmeton reportazhin hulumtues për afro 350 laboratorë biokimik dhe hematologjik që punojnë pa biokimistë e që nënkupton se analizat tona të gjakut, në 70% të rasteve punohen nga njerëzit jokompetent.

Ndërsa në rubrikën, Drejtësia në Kosovë hulumtuesi Isa Gacaferi tregon se si Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka mbetur me vetëm tre prokurorë, gjë kjo që shkakton vonesa në mbajtje të seancave.