Si ta shkruajmë historinë?

Gjithashtu në emision diskutohet edhe për temën e historisë. Si ta shkruajmë historinë? A duhet të ketë rishkrim të historisë dhe pse?

Çfarë ka rekomanduar komisioni ministror për ndryshimet në tekstet shkollore, dhe sa janë të kënaqur më këtë autorët e teksteve të historisë. Kush thotë që duhet ndryshuar fjalët e fjalitë që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, e kush nuk pajtohet më këtë?

Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Avni Rexha – MAShT;
Shkelzen Raça – Komisioni për Rishikimin e Prezantimit të Historisë, Gjeografisë dhe Kulturës Osmane e Turke;
Frashër Demaj – autor tekstesh shkollore;
Hamdi Thaçi – profesor i historisë dhe
Jusuf Thaçi – analist i çështjeve të arsimit.

BIRN-i, gjithashtu transmeton edhe intervistën me ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani, i cili flet për problemet dhe sfidat e sektorit të shëndetësisë gjatë vitit 2012 dhe buxhetin e ndarë për shëndetësi për vitin 2013.