Siguria në Mitrovicë

Jeta në Kosovë debaton për gjendjen e sigurisë në Mitrovicë

Jeta në Kosovë, këtë të Enjte debaton për gjendjen e sigurisë në Mitrovicë dhe zbatimin e strategjisë për veriun e Kosovës.

Si do te reflektojë situata e fundit në Mitrovicë në sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe ne vlerësimin e vendimit te gjyqit ndërkombëtar të drejtësisë? A do te zbatohet strategjia e veriut? A po shfrytëzohet situata ne veri për ta ngadalësuar vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë?

Për të diskutuar këto dhe çështje të tjera në lidhje me sigurinë në veri të vendit, të ftuar në studio bashke me Muhamet Hajrullahun, do të jenë:

Avni Kastrati – Kryetar i komunës, Mitrovicë
Bardhyl Jashari- Këshilltar, MPB
Valdete Idrizi- CBM, Mitrovicë
Nexhmedin Spahiu – Analist

Pas debatit do të mund ta ndiqni intervistën të përgatitur nga gazetari Alban Selimi me ushtruesin e detyrës të QKUK-ës, Sejdullah Hoxha.

Në vazhdim të emisionit, do të mund ta ndiqni gazetaren Edona Musa për politizimin e drejtorëve të shkollave nëpër komunat e Kosovës.

Gjithashtu, do të mund ta ndiqni edhe reportazhin e gazetarit Alban Selimit për infeksionet spitalore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK.

Në rubrikën Drejtësia në Kosovë , Florent Spahija, trajton temën e ofrimin e ndihmës juridike falas.
Hulumtuesi Faton Ademi, do të prezantojë rrezikun që u kanoset fëmijëve nga Mitrovica nga mungesa e trotuareve në qytet.

Kulmi i kësaj jave është për kthimin e stripave në Kosovë. Pertit Çollaku ka analizuar prezencën e stripave në Kosovë dhe përdorimin e tyre.