Sonte në Jeta në Kosovë Diskuton për “Drejtësinë” nga Brukseli

Sonte nga ora 20:20 në “Jeta në Kosovë” do të diskutohet për marrëveshjen e dytë në mes të Prishtinës dhe Beogradit të cilën palët kishin vendosur ta quajnë Drejtësia.

Çka përfshin kjo marrëveshje? A përcakton kjo marrëveshje mënyrën e funksionimit të sistemit të drejtësisë në veriun e vendit?  A do të rifunksionalizohet Gjykata Themelore në pjesën veriore? A do të shtohet një  divizion i Gjykatës së Apelit atje?

A do të ndahen postet e gjyqtarëve në mes të shqiptarëve dhe serbëve, derisa në krye të gjykatës do të kemi një serb, përderisa në krye të prokurorisë do të kemi një shqiptar.

Për të diskutuar për këto sonte Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Enver Peci- kryetar i KGjK-së

Besnik Berisha- Zyra e Kryeministrit

Albulena Haxhiu- Deputete, VV

Furtuna Sheremeti- Zyra Ligjore e BIRN-it

Zhivojin Jokanoviq – Avokat