Strategjia Energjetike e Kosovës

Jeta në Kosovë debaton për strategjinë energjetike

Këtë të enjte Jeta në Kosovë diskuton për strategjinë energjetike të Kosovës për periudhën 2009-2018.

A është zgjidhja më e favorshme strategjia energjetike e miratuar javën e kaluar nga Parlamenti i Kosovës? Çka do të ndodhë me termocentralin Kosova B? Cila është e ardhmja e mihjes së Sibovcit? Cilat janë argumentet për dhe kundër kësaj strategjie nëntë vjeçare? Cilat janë përfitimet e vërteta të shtetit të Kosovës?

Për t’i diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me këtë strategji, mysafirë të Muhamet Hajrullahut në studio janë:

Justina Shiroka-Pula, Ministre e Energjisë dhe Minierave
Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit për Tregti, Energjetikë dhe Telekomunikacion
Luan Shllaku, nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, KFOS
Visar Kelmendi, njohës i sektorit të energjisë

Në kuadër të emisionit BIRN transmeton intervistën e gazetarit Petrit Çollaku me gjeneralin Markus Bentler mbi rolin e KFOR-it në Kosovë dhe misionin e të ardhmen e Forcave të Sigurisë së Kosovës.