TC Kosova e Re

Këtë të enjte Jeta në Kosovë sjellë debat mbi energjinë elektrike, planet për termocentralin e ri si dhe burimet alternative të energjisë që nuk e dëmtojnë ambientin aq sa linjiti.

Çka është projekti Kosova e Re? Cili është plani më i mirë i energjisë i cili i përmbushë nevojat ekonomike por që edhe kujdeset për dëmin ambiental që mund ta shkaktoj energjia e prodhuar prej qymyrit? Çka është dallimi në mes të planit për termocentralin Kosova C dhe termocentralit Kosova e Re? Kush janë grupet e interesuara të investitorëve? Si mund të garantohet që rryma e prodhuar së pari i shkon qytetarëve të Kosovës e pastaj për eksport?

Për t’i diskutuar këto, mysafir të Jeta Xharrës në studio do të jenë:

Justina Shiroka-Pula, Ministre e Energjisë dhe Minierave;
Luan Shllaku, ekspert i mjedisit;
Shpend Ahmeti, ekonomist;
Ethem Çeku, ish-Ministër i Energjisë.

Në kuadër të debatit, BIRN do të transmetoj një raport televiziv për burimet alternative të energjisë në Kosovë, të përgatitur nga gazetarja Jeta Abazi.
 

Ndërsa në kuadër të rubrikës Kultura në Kosovë, Arif Muharremi reflekton mbi vdekjen e mbretit të popit Michael Jackson.