Trafikimi i qenieve njerėzore

Trafikimi i qenieve njerėzore Shiko videon

Shtator 25, 2008 00:00h  - 

Emisioni i kėsaj jave, “Jeta nė Kosovė”, i ka hedhur njė vėshtrim gjendjes sė trafikimit tė qenieve njerėzore nė Kosovė.

Sa i madh ėshtė ky problem? A ėshtė rritur numri i femrave tė trafikuara? Ēfarė thotė policia e ēfarė thotė Ministria e Punėve tė Brendshme pėr kėtė fenomen?

Pėr t’ju pėrgjigjur kėtyre pyetjeve, pjesėmarrės nė panel ishin:

Artan Duraku – kėshilltar politik nė Ministrinė e Brendshme.
Fejzullah Hasani – gjykatės nė Gjykatėn Supreme.
Ariana Ēosaj – eksperte nė ēėshtjet gjinore dhe anėtare e njėsisė sė OSBE-sė pėr kundėr-trafikim.
Ramadan Ahmeti – udhėheqės i Departamentit qė merret me trafikimin e qenieve njerėzore, nė Policinė e Kosovės.
Nita Luci – nga UNPD, projekti “Iniciativa pėr Sigurinė dhe Mbrojtje e Femrave”.  

Sipas statistikave tė OJQ-ve dhe organizatave ndėrkombėtare, ka pasur njė rritje tė numrit tė femrave qė por trafikohen nė Kosovė.

Ramadan Ahmeti raportoi se trafikimi ka shėnuar rritje qė nga mbarimi i luftės nė vitin 1999. Menjėherė pas luftės, viktimat kryesisht kanė qenė tė huaja. Ndėrsa, statistikat e reja tregojnė se shumica e viktimave tash janė nga Kosova.

Nė tetė muajt e parė tė kėtij viti, Policia e Kosovės ka intervenuar pėr ndihmė nė 22 raste tė trafikimit tė femrave: 14 ishin kosovare, 4 ishin nga Moldavia, 2 nga Shqipėria, 1 nga Bullgaria dhe njė nga Serbia. Tri nga viktimat ishin tė mitur.

I pyetur se ēfarė po bėnė policia si pėrgjigje ndaj kėtij trendi nė rritje, Ahmeti tha se Policia e Kosovės po bashkėpunon me tė gjitha institucionet relevante kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore, pėrfshirė kėtu Ministrinė e Brendshme, OSBE-nė, gjykatat dhe OJQ-tė.

“Njėsitet rajonale tė policisė nėpėr qytetet e Kosovės po provojnė qė ta ndalojnė kėtė problem”, tha ai.

Luci theksoi se ka njė korrelacion tė qartė nė mes tė trafikimit dhe prostitucionit. Hasani e potencoi se jo tė gjitha rastet e trafikimit janė pėr shfrytėzime seksuale. Trafikimi gjithashtu, pėrfshinė edhe shitjen e organeve njerėzore dhe lloje tjera tė pėrdorimit.

Trafikimi trajtohet nė kuadėr tė Ligjit Ndėrkombėtar, pėrderisa prostitucioni hyn nė kategorinė e krimeve seksuale, spjegoi Hasani.

Po ashtu, Ēosaj nėnvizoi se trafikimi ėshtė shumė i lidhur me premtimet falso dhe mashtrimet.

Autoritetet e Kosovės lėshojnė leje pune tė punėsuarėve nė hotele e motele, ku njė numėr i madh femrash punon si kamariere. Nė kėtė kontekst, Duraku tha se Ministria e Brendshme ėshtė e pėrcaktuar qė ta luftojė trafikimin, kudo qė ai haset.

Ēosaj u ankua se autoritetet vazhdimisht deklarojnė se janė tė vendosur pėr ta luftuar problemin, por shumė pak bėhet nė kėtė drejtim. Ajo potencoi se vetėm 50 % e planit pėr luftimin e trafikimit gjatė periudhės 2005-2007, ėshtė implementuar.

Duraku tha se krimi i organizuar dhe trafikimi i qenieve njerėzore nuk mund tė ndalohet me konferenca e seminare.

Ēosaj pyeti se pse Ministria e Brendshme nuk ka ndėrmarrė hapa pėr ngritjen e buxhetit pėr luftėn kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore. Ajo theksoi se policia i bastisė vendet ku ndodhė trafikimi, por ka shumė pak vende pėr strehimin e viktimave.

Ēosaj gjithashtu tregoi se disa nga shtėpitė pėr strehimin e viktimave janė mbyllur. Duraku premtoi se kjo nuk do tė vazhdojė, veēanėrisht pasi qė me kushtetutėn e re, Ministria e Brendshme ka mė shumė fuqi veprimi pėr kėtė ēėshtje.

Duraku tha se qeveria e re do tė adaptojė njė ēasje afatgjate pėr trafikimin e qenieve njerėzore dhe shtoi se kjo do tė pėrfshijė edhe ofrimin e asistencės pėr viktimat.

Nė anėn tjetėr, Ēosaj potencoi se dy shtėpi, tė cilat janė financuar nga OSBE-ja, janė mbyllur.

Hasani tha se neni 139 i Kodit Penal tė Kosovės parasheh dėnim maksimal, me 20 vite burgim pėr trafikantėt, por shumicave e dėnimeve tė shqiptuara janė mė tė vogla.

Luci tha se pėr aq kohė sa trafikimi nuk konsiderohet si pjesė e krimit tė organizuar, trafikantėt do tė mund tė shpėtojnė lehtė.

Ajo bėri thirrje pėr njė plan strategjik qė do ta ndalonte problemin nė nivele tė ndryshme.

I pyetur rreth bashkėpunimit nė mes tė Policisė sė Kosovės me policinė nė Moldavi, Maqedoni dhe nė vendet tjera tė rajonit, Ahmeti tha se kjo ka qenė kryesisht kompetencė e policisė sė UNMIK-ut.

Sidoqoftė, ai tha se Policia e Kosovės bashkėpunon me policinė e vendeve tjera pėrmes INTERPOL-it.

Ai e pėrmendi rastin, ku policia nė Moldavi i ka raportuar Policisė sė Kosovės pėr aktivitete tė dyshimta, me ē’rast ka rezultuar me arrestimin e trafikantėve.

“Shumė herė jemi zhgėnjyer me dėnimet e shqiptuara nga gjykatat pėr rastet e trafikantėve, por kurrė s’e kemi ndalur punėn,” tha Ahmeti.

Hasani tha se vendimi i gjykatės varet nga provat, por gjithashtu, ai potencoi se kjo ndikohet edhe nga mėnyra se si problemi perceptohet nė njė vend.

U potencua se shumė vende ku mbahen femrat e trafikuara, janė afėr stacioneve policore dhe ka policė qė janė tė dyshur si klientė.

Ēosaj tha se sfida mė e madhe ėshtė rehabilitimi i viktimave. Ajo tha se shumica e viktimave e kanė tė vėshtirė tė dėshmojnė nė gjykatė dhe tė vazhdojnė normalisht jetėn e tyre, meqė Kosova ėshtė njė vend i vogėl dhe gjykatat nuk ofrojnė mbrojtje tė dėshmitarėve.

Ajo gjithashtu theksoi se viktimat vuajnė nga stigmatizimi qė u bėnė shoqėria, veēanėrisht kur viktima ėshtė e mitur.

“Shumė drejtorė shkollash refuzojnė t’i pranojnė kėto vajza nė shkollė, sepse ka tendencė qė ato tė perceptohen si faktor destabilizues,” tha ajo.

Luci shtoi se mentaliteti patriarkal nė shoqėrinė kosovare luan njė rol tė madh nė etiketimin e femrės si prostitutė, me paragjykimin qė shpie nė konkludimin se viktima “ėshtė vet fajtore”. Kjo, sipas Lucit, “e pengon atė qė tė kthehet nė komunitet, pėrderisa besohet se ajo e ka shkatėrruar moralin e vet.”

Ēosaj tha se do duhej tė bėhej debat publik pėr legalizimin e prostitucionit, pėrderisa do tė vazhdoj tė ekzistoj nė vend, pėrkundėr pėrpjekjeve tė policisė. Ajo sygjeroi se grupet religjioze do duhej tė pėrfshiheshin nė diskutim.

Sipas Durakut, mungesa e bashkėpunimit ndėrmjet institucioneve relevante mbetet sfida mė e madhe  pėr ndalimin e trafikimit tė qenieve njerėzore.

Nė Kulmin e Javės, BIRN-i shfaqi se si Isuf Muhaxheri ka vendosur qė tė hyjė nė testin pėr patent shofer nė moshėn 65 vjeēare, meqė ėshtė lodhur duke ju kėrkuar tė tjerėve qė ta vozisin vėrdallė. Raporti tregoi se si ai e kishte mbaruar me sukses edhe testin edhe provimin praktik.

  •  Print
  • Email
  • Share

Komente: (0)