Zbatimi i ligjit në nivel komunal

Jeta në Kosovë debaton për zbatimin e ligjit në nivel komunal

Këtë të enjte në ora 21.00 Jeta në Kosovë debaton për zbatimin e ligjit nga ana e kuvendeve komunale.

Si po funksionojnë qeveritë e reja komunale? Sa po respektohet ligji nga kuvendet komunale? A ndërhyn qeveria qendrore në punën dhe kompetencat e komunave? Çka po ndodhë në komunën e Vitisë? Pse një pjesë e kuvendit komunal të Prizrenit po e konteston vendimin e gjykatës kushtetuese për emblemën e Prizrenit?

Për të diskutuar për këto dhe të tjerat në lidhje me qeveritë e reja lokale, mysafirë të Muhamet Hajrullahut në studio janë:
Besnik Osmani, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal
Xhevat Bislimi, ish-nënkryetar në komunën e Vitisë
Zafir Berisha, deputet në Kuvendin e Kosovës
Hajrulla Çeku, magjistër i qeverisjes lokale

Pas debatit BIRN transmeton intervistë me Behar Selimin, ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

http://ts.vimeo.com.s3.amazonaws.com/589/309/58930933_100.jpg
Në reportazhin e saj gazetarja Edona Musa tregon për masat që janë marrë nga Inspektorati për Shëndetësi, Pajisje dhe Produkte Medicinale ndaj barnatoreve të palicencuara të paraqitura në edicionin e fundit të emisionit Jeta në Kosovë. Ndërsa në një reportazh tjetër, Musa flet për mospublikimin e rezultateve të aplikantëve për edukimin specialistik pas-diplomik, tashmë qe një muaj.