Zhvillimi Ekonomik i Kosovës

Çfarë vlerësimesh për zhvillimin ekonomik të Kosovës kanë ekspertë e profesorë të ekonomisë nga Evropa? Çfarë potenciali ekonomik ka vendi ynë?

Sa po përdoret ai për zhvillimin e vendit? Sa janë të rinjtë të gatshëm për tregun e punës? Çfarë kërkon një investitor i huaj që vjen në Kosovë për të zhvilluar aktivitetin e tij?
Çfarë modeli ekonomik, të  shteteve me predispozita si vendi ynë mund të përdorim?

Për të diskutuar për këto çështje Jeta Xharra ka ftuar:
Xhejms Korovilas – ekonomist, Universiteti i Anglisë Perëndimore
Robert Bidellë-  ekonomist, Britani e Madhe
Klaus Gerd Gize- ekonomist,  Universiteti i D’Auvergne në Francë
Lluka J. Uberti- profesor i ekonomisë, Universiteti Amerikan në Kosovë dhe
Haki Abazi- Fondacioni Vëllezërit Rockefeller.

Jeta në Kosovë transmetohet çdo të enjte në ora 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.