Liberalizimi i Vizave

Jeta në Kosovë debaton procesin e liberalizimit të vizave schengen

13 maj 2009   Këtë të enjte emisioni "Jeta në Kosovë" është zhvendosur nga Prishtina në Bruksel për të analizuar për së
afërmi procesin e liberalizimit të vizave schengen për Kosovën si dhe anëtarësimin në institucionet e Bashkimit Europian.
A kanë mbetur vetëm kosovarët jashtë procesit të liberalizimit të vizave? Sa është Kosova afër e sa larg Bashkimit Europian? Cilat janë dallimet mes shteteve të rajonit sa i përket integrimit në BE, kush qëndron më mirë e kush më keq? Çfarë imazhi kanë shqiptarët në Europë?

Këto dhe shumë të tjera do të diskutohen në studion e Komisionit Evropian, ku edhe vendoset se a do të shtohet edhe Kosova në listën e vendeve për liberalizim të vizave. Ndërsa për t’i shprehur mendimet e tyre në lidhje me këto, mysafir të Muhamet Hajrullahut në Bruksel do btë jenë:

Augustin Palokaj – korrespodent nga Brukseli i të përditshmes "Koha Ditore";
Ernest Bunguri – korrespodent nga Brukseli i "TV ALSAT" në Maqedoni dhe Shqipëri;
Gjeraqina Tuhina – korrespodente nga Brukseli për "Radio Televizionin e Kosovës", dhe
Zelko Panteliq – korrespodent nga Brukseli i të përditshmes serbe ‘Dnevnik’.