Liberalizimi i vizave

Jeta në Kosovë debaton për liberalizimin e vizave

Këtë të enjte emisioni ‘Jeta në Kosovë’ debaton për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin e Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian.

A është Kosova vendi më i izoluar në botë? Ku mund të udhëtojnë kosovarët me pasaportat e Republikës së Kosovës?

Cilat kritere të liberalizimit janë më të rëndësishme për t’u përmbushur, ato politike apo teknike? A ka qeveria politika të qarta për integrim në strukturat e Bashkimit Evropian?

Për t’i diskutuar këto dhe çështje të tjera, mysafirë të Muhamet Hajrullahut në studio janë përfaqësues nga institucionet e Kosovës dhe shoqëria civile:

Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës;
Edita Tahiri, deputete në Parlamentin e Kosovës dhe kryetare e ADK-së;
Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së, dhe
Luan Shllaku, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur- KFOS.

Në kuadër të emisionit BIRN do të transmetojë intervistë me Olli Rehn, komisioner për zgjerim i Bashkimit Evropian, ndërsa menjëherë pas debatit do të shihni edhe reportazhin ‘Drejtësia në Kosovë’ e cila këtë javë ka në fokus problemet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.