Foto:KALLXO.com

Inspektori policor pezullohet nga puna pasi u arrestua fillimisht për vozitje në gjendje të dehur 

Një inspektor policor në Policinë e Shtetit është pezulluar nga puna pasi që i njëjti ishte arrestuar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur. 

Në bazë të njoftimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH të pezullojë  menjëherë nga detyra, punonjësin e policisë, Inspektor i Parë F.H, 51 vjeç, me detyrë SPZ, në Komisariatin e Policisë Kavajë.

“Mbështetur në ligj, pezullimi pa pagesë, deri në ndryshim të statusit me vendim të gjykatës, u bë pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore e ka arrestuar punonjësin e policisë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur”- thuhet në njoftimin e Policisë së shtetit.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë.