Këtë të enjte Jeta në Kosovë debaton për bashkëpunim rajonal

Cilat janë sfidat dhe problemet e Kosovës për sa i përket bashkëpunimit rajonal?

Cfarë ka mundur Kosova të bëjë më shumë përsa i përket bashkëpunimit rajonal e cfarë nuk ka bërë? Pse UNMIK-u ende të përfaqëson Kosovën në tavolinat rajonale?

Për të diskutuar këto dhe cështje të tjera për bashkëpunimin rajonal në studio me Muhamet Hajrullahun janë zyrtare të qeverisë, përfaqësues nga partitë politike në opozitë, përfaqësues të shoqërise civile dhe ekpsertë nga fusha e integrimeve europiane dhe ata janë:

Lirak Celaj- Koordinator Nacional i Qeverisë për bashkëpunim rajonal
Shenoll Muharremi- Ekspert i Integrimeve Europiane
Mimoza Kusari-Lila- Zv.Presidente e AKR-së dhe ekonomisë
Ylli Hoxha- Drejtor Ekzekutiv- Klubi për politikë të jashtme.

Në vazhdim, gazetari Muhamet Hajrullahu ka analizuar se cilat jane fondet e IPA-se për Kosovën. Sa miliona euro kanë hyrë në Kosovë përmes këtyre fondeve?

Gjithashtu se si ka dështuar projekti për rinovimin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë nga fondet e IPA-s.
Në rubrikën Drejtësia në Kosovë, Genc Nimoni trajton temën e lejeve të punës për avokaturat. A kanë avokaturat leje pune, si i marrin, a duhet ti kenë dhe cfare po bëjnë organet komunale në lidhje me këtë.

Kulmi i kësaj jave është vendosja e projektorit në qendrën e qytetit të Skënderaj për të shikuar ndeshjet e Kupës Botërore të futbollit. Faton Ademi ka qëndruar atje dhe do të përcjelle atmosferën e zjarrtë të tifozllëkut në Skënderaj.